Australia rrezikon zjarre katastrofike, temperatura e zhivës arrin 40 gradë Celsius

Zjarret në shkurre dogjën shtëpi dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje në juglindjen rurale të Australisë të premten, thanë zyrtarët e zjarrfikësve, duke shtuar se erërat e nxehta po i bënin kushtet “katastrofike” në rajonin jashtëzakonisht të thatë.
Dhjetëra vendbanime janë evakuuar në shtetin e Viktorias dhe tre persona, përfshirë një fëmijë, rezultojnë të zhdukur në një nga zonat më të prekshme nga zjarret.
Current state of Victoria, Australia ???? Some very big fires travelling quickly from gale force winds pic.twitter.com/Sa52SRVBNf
— Lunar & Sunny ???? (@lunarandsunny) January 9, 2026
Erërat me shpejtësi që tejkalonin 100 km/orë lanë përkohësisht në tokë avionët zjarrfikës që po përpiqeshin të shuanin rreth 30 vatra zjarri, tha Tim Wibus, kreu i agjencisë së menaxhimit të emergjencave të Victorias.
At least 130 structures have been lost so far as Victoria’s bushfire crisis continues, with a State of Disaster declared across 18 local government areas and one alpine resort.
— 10 News Melbourne (@10NewsMelb) January 10, 2026
Ten major fire fronts and a further 36 blazes are being closely monitored, with more than 300,000… pic.twitter.com/NGBkYZGlh7
Një nga zjarret më shkatërruese ka djegur tashmë gati 280,000 hektarë, rreth 150 kilometra në veri të Melburnit. Zjarrfikësit kanë frikë se të paktën 20 shtëpi janë shndërruar në hi në qytetin Rafi, rreth dy orë në veri të Melburnit.
“Banorët e Viktorias duhet të përgatiten për humbje të mëtejshme të pronës ose më keq,” paralajmëroi Jason Heffernan.
Disa banorë tashmë “kanë humbur mjetet e tyre të jetesës, dyqanet e tyre, bagëtinë e tyre. Është thjesht e tmerrshme,” tha shefi i zjarrfikësve lokalë George Noye për transmetuesin kombëtar ABC.
UPDATE:????FIre Emergency Australia
— Chyno News (@ChynoNews) January 9, 2026
Three people are unaccounted for in Victoria as multiple fires ravage parts of the state
The Longwood Fire in Northern Victoria is growing as extreme heat over 40°C (104°F) continues with strong winds possible throughout the day
????Dookie RFB pic.twitter.com/3rNez78kV9
Fotot e bëra më parë këtë javë tregojnë qiellin e natës që shkëlqen portokalli ndërsa flakët shkatërrojnë shkurret.
Një zjarr tjetër gjeneroi aq shumë nxehtësi sa shkaktoi një stuhi lokale, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.
“Sot është një nga ditët më të rrezikshme për zjarret që ky shtet ka parë vitet e fundit”, tha kryeministrja e Viktorias, Jacinda Allan.
Miliona njerëz në dy shtetet më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales, janë prekur nga vala e të nxehtit, përfshirë Sidnein dhe Melburnin.
Temperatures are soaring in parts of Australia as an intense heatwave covers the country's south-east. But just how hot can it get in Australia? According to BoM data, towns in WA and SA share the national heat record.
— SBS News (@SBSNews) January 9, 2026
Learn more: https://t.co/sfpBgP9GuG pic.twitter.com/f8VAiLxDJ8
Më shumë se 30,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në një nga ditët më të nxehta të viteve të fundit në Victoria.
Hulumtuesit thonë se temperaturat në Australi janë rritur me një mesatare prej 1.51°C që nga viti 1910.
Kjo ka çuar në një rritje të frekuencës së ngjarjeve ekstreme të motit, si në tokë ashtu edhe në det.


