Mot i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e fundit të vitit 2024

Dita e fundit e vitit 2024 dhe ditët e para të 2025-ës parashikohet të mbizotërohen nga mot i qëndrueshëm.
Sipas meterologeve, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.
E martë, dt. 31 dhjetor, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 13 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: 1 / 7 °C
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.


