Makina del nga rruga dhe përmbyset në Berat, mbeten të bllokuar 3 të rinj

Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përmbyset në Berat, mbeten të bllokuar 3

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e të hënës në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”.

Mësohet se një automjet, tip fuoristradë ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi drejtuesi ka humbur kontrollin makina ka dalë nga rruga e është përmbysur.

Tre të rinj të cilët po ushëtonin me mjetin në fjalë mbetën të bllokuar dhe u nxorën nga forcat e Policisë dhe Zjarrëfikëses.

Ata kishin mbetur të plagosur dhe u dërguan me ambulancë drejt spitalit të Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT