Mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, GJKKO dënon ish-gardistin për ndikim të paligjshëm

Aktualitet

Mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë ish-gardistin Zef Mali dhe shtetasen Jemine Çoku për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas vendimit të GJKKO, Zef Mali u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.


Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata vendosi gjithashtu që Mali të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë, Jemine Çoku u dënua me 1 vit burg, por pas uljes së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ajo përfitoi 8 muaj burgim. Gjykata urdhëroi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.


Sipas hetimeve të SPAK, ish-gardisti Zef Mali, në bashkëpunim me Kreshnik Domin, i kanë kërkuar dhe marrë Jemine Çokut 20 mijë euro, duke i premtuar se do të ndikonin tek zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për të përshpejtuar transferimin në Shqipëri të vëllait të saj, Kujtim Çeliku, i dënuar në Turqi.

Në kohën e ngjarjes, Zef Mali mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës. Sipas SPAK, të pandehurit kishin mbajtur kontakte të vazhdueshme me Jemine Çokun dhe familjarët e saj gjatë procedurave për transferimin e të dënuarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion