Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore apel për kujdes në qarkullim

Aktualitet

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore apel për kujdes në

Prej dy ditësh, një pjesë e mirë e juglindjes së vendit është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke prekur akset kryesore nacionale, por edhe rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës.

Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet në terren dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, si dhe të shmangin në çdo moment parakalimet, edhe në segmentet ku sinjalistika rrugore i lejon ato.

Kjo për shkak të shikueshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga dendësia e mjegullës. Për fat të mirë, gjatë këtyre dy ditëve me mjegull, nuk janë regjistruar aksidente rrugore./vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion