Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit! Dërgohet te Trauma
Lajmifundit
/
13 Mars 2026, 12:07
Aktualitet

Një aksident në punë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit në Mirditë, ku ka mbetur i plagosur një minator që punonte për kompaninë “Tete Albania”.
Sipas informacioneve paraprake, minatori me inicialet E.Gj është dëmtuar gjatë punës në galeri, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.
Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


