Miliona euro drejt Peqinit, zbulohet “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai

Aktualitet

Miliona euro drejt Peqinit, zbulohet “bossi” shqiptar i drogës

Hetimet e SPAK mbi grupin kriminal të Çopjave kanë nxjerrë në dritë shuma marramendëse parash dhe lidhje ndërkombëtare të trafikut të drogës. Një prej të dyshuarve kryesorë, Ardjan Çela, jetonte në Paraguai, prej nga dyshohet se organizonte nisjen e sasive të mëdha të kokainës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’ (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike. Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike. Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai. Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:

‘Me kismet fundjavës t’kaloj 1M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”– raporton euronews.

Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.
“Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si ‘1.160’, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga ‘shoku’.

‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja. … Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si ‘Shijaksi’.

11.21.3. Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:

‘Ça bane?… Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu tisot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…”– thuhet më tej në dosje.

ME TE LEXUARAT