Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte me të bijën, flet vëllai: Vajza e vogël me trauma! S’dua të rriten në banesën e tmerrit!

Aktualitet

Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte me të bijën, flet

Vëllai i Migena Kodrës, e cila u vra dy vite më parë nga kunati ndërkohë që flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe, ishte sot i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.


Ndërkohë që ish bashkëshorti i motrës së tij është tashmë në një betejë ligjore më ta për kujdestarinë e fëmijëve, Arjeli rrëfen se deri tani babai nuk ka kontribuar asgjë në rritjen dhe edukimin e tyre.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë kundërshtim që fëmijët të rriten me të atin, për sa kohë që nuk jetojnë në banesën që nëna e tyre u vra mizorisht.

“Kam rreth 2 vite që u kam paguar kopshtin të dy fëmijëve, nuk i kam kërkuar kurrë asgjë dhe nuk i dua, por ai nuk ka kontribuar. I kam ndjekur në privat. Edhe në shkollë djalin e regjistrova në privat sepse u dua më të mirën, i kam pikë të dobët se më duket sikur mi ka lënë amanet nëna e tyre, motra ime. Më shumë se sa t’i kisha fëmijët e mi. I çoj edhe në after school.
Nuk i kam thënë asnjë fjalë dhe nuk e kam kërcënuar kurrë, ka marrë 1 vit urdhër mbrojtje ndaj meje. Nuk i kam shkuar kurrë as në banesë as në punë, e kundërta ndodhi.
I kam thënë merr një shtëpi tjetër me qera, e paguaj unë, do ta blesh shtëpi ta blej unë me aq sa kam mundësi, me kredi apo borxh ta marr unë. I kam thënë të jap çelësat e shtëpisë ti me dhe jeto këtu rrit fëmijët. Vetëm në shtëpinë kur nëna e tyre u vra nuk mund t’i çoj, nuk dua të përjetojnë edhe një herë tmerr dhe trauma nga ajo që përjetua”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion