“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve të qëlluar me çifte në Llogara

Aktualitet

“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, shpërthen

Pronari i kuajve të qëlluar me armë gjahu në zonën e Llogarasë, Ksenofon Konomi, shpërtheu në lot dhe u shpreh me pikëllim të thellë për humbjen e kafshëve që mbante prej vitesh.

Ai tregoi se 22 kuaj u goditën me plumba, katër prej tyre vdiqën menjëherë, ndërsa të tjerët u shpërndanë të lënduar në zonë, disa në gjendje të rëndë. Konomi tha se u trondit kur pa plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve, duke shtuar se fillimisht kishte dyshuar për sulm nga kafshë të egra, por gjeti plumba, që e përjashtojnë këtë mundësi.

“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, shpërthen

“Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat,” tha ai me lot në sy, duke apeluar për një hetim urgjent dhe ndëshkimin e autorëve.

Ksenofon Konomi ka rrëfyer detajet e ngjarjes së rëndë, duke thënë se policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij.

Ai apelon që ngjarja të hetohet me urgjencë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Siç kam thënë dhe para dy javësh, nga 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogarasë, janë goditur me armë gjahu, me çifte. Janë gjetur plumbat në trupin dhe kurrizin e kafshëve. Me veterinerin kemi shkuar, përveç policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje”, thotë ai.

Ai tregon se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për sulm nga kafshë të egra, por tronditja ishte e madhe kur pa plumbat në shpinën e kafshëve.

“Më kanë prekur thellë. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time, transportoja turistët. M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Dua që autorët të ndëshkohen,” është shprehur Konomi. Përderisa gjen kafshët me plumba në kurriz, ku nuk të shkon mendja.

Fillimisht mund të ishin dyshime se i kanë ngrënë kafshët e egra, po ku ka kafshë të egër me plumb në gojë? Kam shumë për të thënë, po nuk flas dot, jam në gjendje shumë të keqe. Ata kishin tetë vjet atje dhe s’i kishte ngacmuar njeri. Nga na doli kjo kafshë me pushkë në gojë? Zoti qoftë dëshmitar. Çfarë konkurrence?! I qëlluan për 5 kuintal ujë… M’i vranë vetëm se pinë ujë te lerat,” tha ai.

Sipas pronarit të tufës, 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu. Katër prej tyre kanë ngordhur menjëherë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë, disa të lënduar dhe disa drejt ngordhjes për shkak të plagëve.

Konomi ka gjetur mbetje të kuajve pranë lerës dhe në periferi të stanit, me gjak të mpiksur, që tregojnë se ngjarja ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, pavarësisht se autoritetet janë njoftuar menjëherë, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet.

Në njoftimin zyrtar, policia ka raportuar vetëm për një kalë të plagosur, ndërsa autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

Pronari thekson se ka qenë gjithmonë në dispozicion të policisë dhe se këta kuaj janë përdorur për transport dhe ndihmë gjatë zjarreve të verës së kaluar.

ME TE LEXUARAT