Elbasan/ Arrestohet 31-vjeçari që shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme

Aktualitet

Elbasan/ Arrestohet 31-vjeçari që shiste kanabis në doza

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi u kap duke shitur kanabis të ndarë në doza në disa lagje të qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve reaguan menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, duke ndërmarrë kontrolle të shpejta. Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj shtetasit F.M., banues në Elbasan, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale për këtë rast janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Policia apelon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë çdo aktivitet të dyshimtë lidhur me narkotikët, për të ndihmuar në luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës në komunitet.

ME TE LEXUARAT