Merret vendimi: Greqia pranon shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze

Aktualitet

Merret vendimi: Greqia pranon shqiptarët që kanë bërë

Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA.

Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria, pasi të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA, që është Agjencia Europiane e Barnave.

Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat; Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-COVID. Pak ditë më parë Shqipëria arriti marrëveshjen me Hungarinë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të vaksinimit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion