Merr fund mashtrimi me kilometrazhin e makinave, kolaudimi do të zbulojë shifrat reale

Aktualitet

Merr fund mashtrimi me kilometrazhin e makinave, kolaudimi do të

Mashtrimi me uljen e kilometrazhit të automjeteve në Shqipëri është një shqetësim real prej disa vitesh tashmë për përdoruesit e makinave.

Por ky fenomen tashmë pritet të marrë fund. Në certifikatën e kolaudimit të automjetit do të përfshihet edhe numri i saktë i kilometrave totale që ka përshkuar një makinë.

Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka njoftuar se përveç kontrollit teknik të mjetit, do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit. Kjo risi nuk do të ketë kosto ekstra, por do të jetë e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin.

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

Kujdes: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, ka shkruar në Facebook Blendi Gonxhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion