Putin: Krimea do të jetë përgjithmonë pjesë e Rusisë

Bota

Putin: Krimea do të jetë përgjithmonë pjesë e

Në ditën kombëtare të Unitetit, presidenti rus Vladimir Putin tha se Krimea do të jetë gjithmonë pjesë e Rusisë. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 – një lëvizje që vendet perëndimore e konsiderojnë si të paligjshme.

Putin mbështeti aneksimin ndërsa vizitoi Sevastopolin, qytetin që është porti i flotës ruse të Detit të Zi.

‘Vendi ynë ka rifituar unitetin  historik. Kjo lidhje e fortë dhe e qëndrueshme mund të ndihet më shumë këtu në Sevastopol, në Krime”, tha Putin të enjten. “Ata janë pjesë e Rusisë dhe do të jenë gjithmonë, pasi ky është vullneti sovran, i lirë dhe i palëkundur i popullit, i të gjithë popullit tonë.

Dita e Unitetit shënon dëbimin forcave polako-lituaneze në 1692 që pushtuan Moskën; festa filloi në vitin 2005. Gjithashtu Dita e Unitetit u bë gjithashtu një rast për marshime kundër emigrantëve nga nacionalistët, por autoritetet e Moskës ndaluan që kjo ngjarje të zhvillohej në kryeqytetin rus këtë vit.Abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion