“Më përndoqi me makinë…”- 31-vjeçari denoncon në polici: Një person m’u prezantua si efektiv, përdorte...

Aktualitet

“Më përndoqi me makinë…”- 31-vjeçari

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Fier, pas një kallëzimi të depozituar nga një 31-vjeçar me inicialet K. P. Sipas denoncimit, 40-vjeçari  me i niciale H. K., dyshohet se e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë dhe duke u prezantuar si punonjës policie.

Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se automjeti i përdorur në këtë rast është në pronësi të shtetasit H. K.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. P., 31 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie. Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të shtetasit H. K. Vijon puna për kapjen e tij”, thote policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion