Arrestohet i mituri në Kukës! 17-vjeçari pjesë e grupit kriminal, shiste kokainë…

Aktualitet

Arrestohet i mituri në Kukës! 17-vjeçari pjesë e grupit

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në qytetin e Kukësit, i cili shiste kokainë. Paraprakisht dyshohet se i mituri ishte pjesë e një grupi kriminal dhe shfrytëzohej për shpërndarjen e lëndës narkotike.  Policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i koduar “Start 2” vijon në Kukës, ndërsa numri i personave të arrestuar ka shkuar në katër, pas ndalimit të një 17-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, i mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetasit e arrestuar më herët, shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion