Merret vendimi! Zbulohet data për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë

Aktualitet

Merret vendimi! Zbulohet data për përsëritjen e zgjedhjeve

 Përsëritja e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, do të bëhet në datën 23 Korrik. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ, për shkak se ligji e parashikonte që zgjedhjet duhet të mbaheshin në harkun kohor të 4 javëve, nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Sipas vendimit, përsëritja e zgjedhjeve duhet të bëhej brenda katër javëve. Për këtë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati një pretendim të tijin duke thënë që për fituesin e Rrogozhinës përcaktuese ka qenë qendra e votimit të burgut.

Zgjedhje pritet të mbahen edhe në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pasi iu publikua video erotike, e filmuar në ambientet e zyrës së tij. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion