Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

Aktualitet

Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit, Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë.

Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe sot do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë.

Pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Kombëtarja do të luajë në mbrëmje, në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kombëtarja do të luajë në mbrëmje, në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

FORMACIONI

Me një ndeshje shumë të mirë kundër Serbisë, Strakosha konfirmoi se reflekset e tij janë aty, pavarësisht minutave të pakta, ai mbetet numri një tashmë në Kombëtare. Duke parë mungesën e Gjimshitit dhe ngarkesën e Ajetit, logjika të çon që Kumbulla dhe Ismajli të jenë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kanë luajtur bashkë në Ligën e Kombeve. Majtas Mario Mitaj pritet ta nisë sërish nga fillimi, ndërsa në krahun e djathtë, mund të jetë radha e Balliut.

Një mesfushë e re me Asllanin dhe Shehun, duket se i ka fituar zemrën Sylvinho. I besoi kundër Serbisë dhe, nëse Shehu nuk ka ndonjë shqetësim, ai do të jetë sërish nga minuta e parë. Duke vlerësuar gjendjen e Qazim Laçit, mund të jetë ose ai ose Nedim Bajrami në atë pozicion, duke qenë se duhet më shumë aftësi krijuese.

Në krahun e djathtë mendohet Broja dhe përpara Manaj ose Daku. Në anën tjetër Hoxha ose Muçi.

 

 

ME TE LEXUARAT