“Më ka humbur mbesa”, 38-vjeçarja denoncon zhdukjen e mbesës, familjarët nuk kanë kontaktuar prej dy ditësh
Lajmifundit
/
22 Shtator 2025, 10:09
Aktualitet

Një 38-vjeçare ka denoncuar humbjen e mbesës së saj 21-vjeçare, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakte me të.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet T. M., denoncon zhdukje 21-vjeçares me inicialet M. F.
“Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.


