“Më jep para ose…”, detaje nga plagosja në Kavajë, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit. Shkak…
Lajmifundit
/
25 Dhjetor 2025, 11:18
Aktualitet

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës.
Biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas edhe është ndaluar nga policia.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para.
Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


