Plagoset biznesmeni në Kavajë, detajet e para nga ngjarja e rëndë (EMRI)
Lajmifundit
/
25 Dhjetor 2025, 10:49
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 25 dhjetor, në lagjen nr. 2 të Kavajës.
Sipas burimeve, shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.


