Me dokumente false për t’i shpëtuar prangave/ Kapet në aeroportin e Rinasit i kërkuari i rrezikshëm nga Kukësi

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është kapur në Rinas, me qëllim ekstradimin e tij. Policia bën me dije se A. Sh., banues në Kukës, akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në momentin e ndalimit, ai është prezantuar me një identitet tjetër, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.
Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
DVP Tiranë
Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.
Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.


