Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

Aktualitet

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk

Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur, edhe pse leja ishte marrë për 2 orë.

Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë foli kreu i PD, Sali Berisha, deputetë të Partisë Demokratike dhe disa protestues.

Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në përmbyllje të protestës së PD-së që u mbajt sot para kryeministrisë, Sali Berisha, njoftoi protestën e radhës, e cila do të mbahet të hënën tjetër në të njëjtën vendndodhje.

Fjala përmbyllëse e Sali Berishës:

“Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Kjo është foltore themelore.

Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.

Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.

Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare.

Mirupafshim në foltoren tjetër po në këtë shesh.

Tjetrën po në këtë shesh gjer në fitore.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion