Mbyllet orari i votimit në 5 bashki, gazetari Osman Stafa: Për numërimin e votave do të përdoret dhe Inteligjenca Artificiale

Aktualitet

Mbyllet orari i votimit në 5 bashki, gazetari Osman Stafa: Për

Ora 18:00 njofton mbylljen zyrtare të procesit të votimit në 5 bashkitë e vendit, ndërsa në qendrat e votimit vijojnë të ketë ende qytetarë që presin të votojnë.

Nga raportimet e fundit të gazetarëve të Neës24, mësohet se qarku i Vlorës shënon shifrën më të ulët të pjesëmarrjes, 12.37% në raport me bashkitë e tjera.

Sipas gazetarit Osman Stafa, pas orës 18:00 të gjitha qendrat e votimit do t’i drejtohen KZAZ-ve për të numëruar votat.

“Inteligjenca artificiale do të numërojë fletët e votimit dhe do të shihet nëse do të rakordohen nga grupet e numërimit. Nëse nuk do të ketë asnjë lloj gabimi do të jetë opsion për inteligjencën artificiale”, tha gazetari Osman Stafa.

Votimi elektronik nuk u aplikua në këto zgjedhje, shkak mendohet se është mungesa e buxhetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion