Mblodhën mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, në pranga 51-vjeçari

Aktualitet

Mblodhën mbi 1 mln euro duke mashtruar qytetarët, në pranga

Policia e Tiranës arrestoi një 51-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e tij, me iniciale R. B.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme parash, të cilat kapin vlerën mbi 1 milionë euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion