Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq licenca, BSH: Shkeli rregullat kundër pastrimit të parave

Nga Rrjeti

Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq

Një ditë më parë, Lajmifundit.al bëri publik vendimin e vonuar të Bankës së Shqipërisë për pezullimin e licencës së subjektit “Micro Credit Albania”. Ky vendim duket se ka hapur kutinë e pandorës me plot të njohura e të panjohura për subjektin e kontraktuar nga “Raiffeisen Bank” për mbledhjen dhe menaxhimin e kredive të këqija.

Regjistrat gjyqësorë të verifikuar nga Lajmifundit.al tregojnë se Micro Credit Albania edhe pse me licencë të pezulluar tashmë, “po u nxin jetën” qindar qytetarëve shqiptarë të cilët i ka cuar në gjyq për kreditë që kanë marrë tek Raiffeisen Bank.

Kjo e fundit, pasi ka tentuar dsa herë të sigurojë shlyerjen e shumave të dhëna me kredi tek qytetarët, ka vendosur që dosjet e këqija, tia kalojë në mënyrë të kontraktuar subjektit Micro Credit Albania, që nuk u merr qytetarëve vetëm paratë që kanë marrë kredi në Raiffeisen, por shumë më tepër, 4 apo 5 fish më shumë.       

Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq
Faksimile e gjyqit te Micro Credit Albania me kredimarresin tek Raiffeisen Bank

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por për tu kthyer sërish tek vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë, rezulton se kontraktori i Raiffeisen Bank, subjekti Micro Credit Albania, ka shkelur rregullat mbi parandalimin e pastrimit të parave.

Sipas bankës së Shqipërisë, Micro Credit Albania nuk kishte caktuar kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor siç e parashikon kredia konsumatore, si dhe nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij – shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Këto shkelje të konstatuara që vitin 2022 që sollën pezullimin 1 vjeçar në 2023 të subjektit, nuk u rregulluan thotë Banka e Shqipërisë.

“Gjatë kësaj kohe janë adresuar një pjesë e vogël e rekomandimeve të ekzaminimeve të mëparshme, ndërkohë që janë evidentuar përsëri shkelje të kërkesave rregullatore. Ndër më kryesoret, Departamenti i Mbikëqyrjes ka vlerësuar:

Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq
Vendimi i fundit i Bankes se Shqiperise per Micro Credit Albania, per heqjen e licences

dhënien e informacionit të pasaktë dhe jo të plotë në raportime periodike, në regjistrin e kredive dhe gjatë ekzaminimit në vend, paraqitjen e pasaktë të gjendjes financiare, (mos)klasifikimin e klientëve sipas kërkesave rregullatore për rrezikun e kredisë, mangësi të elementeve të transparencës gjatë plotësimit të aktmarrëveshjeve me klientët”, thuhet në vendimin e Bankës së Shqipërisë, të cituar ditën e sotme edhe nga Report TV.

Më tej aty theksohet se subjekti ka mashtruar për situatën financiare, pasi ka paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë.

Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq
Faksimile e gjyqit te vitit 2023, ku kredimarresi ka paditur Micro Credit Albania dhe Raiffeisen Bank

Konstatimi i shkeljeve kishte nisur që në vitin 2020, dhe ju lanë detyrat për të korrigjuar shkeljet. Pas një përmirësimi në vitin 2021, por ky rregullim ka rezultuar i përkohshëm pasi në vitin 2022 nga një kontroll në këtë subjekt u identifikuan shkeljet që shkaktuan pezullimin.

“Micro Credit Albania nuk ka ushtruar aktivitetin edhe përgjatë vitit 2023 për shkak të shkeljeve të shumta që u konstatuan nga Departamenti Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ky subjekt sipas gjetjeve të bankës ka nuk kishte klasifikuar kreditë mbi bazën e riskut, nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë e paguese të klientëve të përmendur më sipër, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara. Po ashtu Micro Credit nuk kishte caktuar kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor siç e parashikon kredia konsumatore, si dhe nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij – shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”- citon Report Tv.

Mbledhësit të kredive të “Raiffeisen Bank” iu hoq

Te dhenat e fundit nga QKB, tregojne se ortake e vetme e Micro Credit Albania eshte Elda Ibro ndersa administrator, eshte Andis Gjoka. Per keta dy persona dhe te tjere nga konglomerati i kredive si dhe per lidhjen e tyre me kredite e keqija te Raiffeisen Bank do te sjellim detaje ne publikimet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT