Mbi 765 mijë vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës, Manastirliu: Nuk ndalemi
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 20:57
Aktualitet

Që nga fillimi i fushatës, janë kryer 765,643 vaksinime kundër koronavirusit.
“Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, kështu shprehet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu.
Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë, ka publikuar fotografi të momenteve të vaksinimit të operatorëve turistikë në Vlorës.


