Emri/ Detajet, e zuri masivi shkëmbor brenda minierës së Bulqizës, si humbi jetën 27-vjeçari

Aktualitet

Emri/ Detajet,  e zuri masivi shkëmbor brenda minierës së

Policia jep detaje nga ngjarja tragjike në një minierë të Bulqizës, ku mbeti i vdekur minatori me iniciale E.A si pasojë e një aksidenti në punë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orës 18:30. 

Viktima, Eldi Alla 27 vjeç ka qenë duke bërë kontrollin e galerisë, kur është shembur një masiv shkëmbor duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas minatorëve është shembur “katrorja” një emërtim i kolonës së sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në nivelin e 18, teksa 27 vjeçari ka qenë duke kryet kontrollin e galerisë.

Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion