Mbështetësit e PS plagosin demokratin në Kavajë, zbresin nga makina me xhama të zinj dhe...
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 19:52
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku një person u qëllua me armë zjarri në zyrat elektorale të Partisë Demokratike.
Mësohet se bëhet fjalë për një konflikt mes mbështetësve të PS dhe PD, pikërisht kur na ndajnë një javë para zgjedhjeve.
LajmiFundit bën me dije se autori i ngjarjes ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj dhe ka plagosur demokratin, Bledi Oshtini, i cili është qëlluar në këmbë.
Si autor i ngjarjes është identifkuar nga policia shtetasi Ndricim Jonuzi i cili është shpallur në kërkim.


