Matura 2026/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja si të gjeni notën tuaj
Lajmifundit
/
11 Qershor 2026, 16:44
Aktualitet

Këtë të premte Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2026.
Provimin e kanë dhënë mbi 26 mijë maturantë, ndërsa vetëm 367 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.53%.
Gjithashtu, 135 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Krahasuar me vitin e kaluar kemi një rënie të ndjeshme. Në 2025-ën 216 morën notën maksimale, teksa ngelën 399 maturantë.
Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.6, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al.




