Këshilltari i Khameneit: SHBA-të duhet t'i thonë po Iranit, ose të heqin dorë nga nderi dhe dinjiteti i tyre

Bota

Këshilltari i Khameneit: SHBA-të duhet t'i thonë po Iranit,

Mohsen Rezaee, këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit, ka deklaruar se SHBA duhet të zgjedhë midis pranimit të kushteve të Iranit dhe heqjes dorë nga ajo që i ka mbetur nga nderi i saj.

"Presidenti i Shteteve të Bashkuara, tani i çmendur, mendon se mund të përdorë një bombë për të dalë nga moçali dhe ngërçi në të cilin ndodhet vetë, por me raketat iraniane ai do të zhytet edhe më thellë në baltë", shkroi ai në rrjetin social ‘X’.

"Uashingtoni duhet të zgjedhë midis pranimit të kushteve të Iranit dhe heqjes dorë nga ajo që i ka mbetur nga dinjiteti i tij në botë", paralajmëroi ai.

ME TE LEXUARAT