Fenomeni “sleepover”/ Sociologia trondit: Pse nuk do ta lija fëmijën tim të flinte te shoku?

Soft

Fenomeni “sleepover”/ Sociologia trondit: Pse nuk do ta lija

A do ta linit fëmijën tuaj të flinte në shtëpinë e një shoku apo shoqeje? Kjo është një nga temat që po ngjall gjithnjë e më shumë debat mes prindërve dhe fëmijëve. Në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të martë, më 10 qershor, fokusi i diskutimit ishte pikërisht mbi sigurinë e fëmijëve dhe kufijtë e besimit që prindërit vendosin kur bëhet fjalë për familjet e miqve të tyre të vegjël.

Të ftuarat sollën këndvështrime të ndryshme mbi këtë çështje delikate. Nga pasiguria e njohjes së pjesshme apo mungesës së plotë të njohjes së familjeve të tjera për t’u besuar fëmijët, e deri te tek teoria e një fushate që po ekzagjerohet për t’i kushtëzuar fëmijët në dëshirën e tyre per të kaluar kohë me njëri tjetrin.

Megjithatë sociologia Marsi Simo u shpreh se në ditët e sotme po përballemi me një hiperseksualizëm, ku vajzat dhe djemtë e një moshe të vogël dinë më shumë informacion sesa i takon për moshën e tyre.

“Media, rrjetet sociale, reklamat, tabelat, në pjesën më të madhe kanë në thelb seksualizmin, sensualitetin, joshjen, trupa të ekspozuar dhe kjo e ka sjellë në këtë lloj pike shoqërinë që jo vetëm të ekzistojë frika por edhe persona të shëndetshëm mendërisht të duan të menaxhojnë më mirë emocionet e tyre, ndjesitë e tyre dhe hormonet e tyre.”

Ajo u shpreh edhe për fenomenin “sleepover”, nevojën që kanë gjithmonë fëmijët për të fjetur në shtëpitë e njëri tjetrit si një eksperiencë shumë e bukur për ta, por sipas saj, sot bëhet më e vështirë, sepse sado që e njeh familjen, përsëri nuk i njeh anët e tjera të saj.

“Ti nuk njeh veten tënde, shkon në moshën 40 apo 60 vjeç dhe nëse do t’i bërtisje disa mendime apo frikëra të tuat me zë, të tjerët do të habiteshin. Imagjino pastaj sesi mund të njohim kaq thellësisht një familje ku ne do t’i besojmë fëmijën, gjënë më të shenjtë.”

Sociologia pranoi se fëmija e saj do e ketë shumë të vështirë ta bindë të fjlejë tek një fëmijë tjetër sepse duke qenë më pranë me statistikat, realiteti që ajo sheh është i frikshëm.

“Në rang botëror ne kemi një në tetë vajza që deri në moshën 18 vjeç, që kanë raportuar se janë abuzuar seksualisht së paku njëherë. Abuzim do të thotë ose tentativë për përdhunim, ose përdhurnim ose prekje në vende të padëshiruara.Edheme djemtë ndodh ky fenomen, në pjesën europiane, një në nëntë djem raportojnë se janë abuzuar të paktën një herë deri në moshën 18 vjeç.”

Edhe pse ajo i kushtoi rëndësi bashveprimit të fëmijëve me njëri tjetrin pasi më shumë po kalojnë kohë  prindërit dhe gjyshërit sesa me moshatarë, përfitimet janë të shumta sidomos për fëmijët që janë dhe introvertë .

“Bëhet shkëmbimi i aftësive të buta, flasim për çështje të komunikimit, zgjidhet empatia, loja dhe forcohen aftësi që fëmijës i duhen në atë moshë. Për ata prindër si unë që kanë këto lloj filtrash përpara se të marrin këto vendime, sigurisht që këto përfitime i shtyjnë për një moshë ku e shikon që fëmija është aq i sigurt, aq i pavarur sa ka ndërtuar këto kufij dhe mund ta shikoj në moshën 16 vjeçare.”

 Megjithatë ajo sugjeroi që prindërit nuk duhet të bëhen me paranoja, por friak dhe meraku duhet të ekzistojnë gjithnjë.

“Unë nuk bëj dot eksperiment me fëmijën tim, së paku sa është ende në këtë moshë.”

ME TE LEXUARAT