Mashtruan me shitjen e kompjuterëve dhe përvetësuan paratë, nën akuzë përgjegjësi dhe administratorja e dyqanit në Korçë

Policia vendore ka marrë nën akuzë përgjegjësin dhe administratoren e një dyqani pajisjesh kompjuterike në Korçë, pas denoncimit të pronarit të kompanisë për përvetësim malli dhe dëm ekonomik nëpërmjet mashtrimit.
Hetimet zbuluan se 25-vjeçari nga Tirana dhe 57-vjeçarja nga Korça kishin mashtruar pronarin duke i përvetësuar kompjuterët dhe duke shkaktuar humbje financiare për biznesin.
Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, të dy janë lënë për hetim në gjendje të lirë. Policia konfirmoi se 5 njësitë kompjuterike janë sekuestruar si provë materiale. Hetimet janë kaluar pranë Prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. K., 57 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka kallëzuar administratori i një subjekti tregtar, se 25-vjeçari, i punësuar përgjegjës në këtë subjekt, ka përvetësuar një shumë parash dhe ka mashtruar për shitjen e 8 njësive kompjuterike, në subjektin që administrohej nga 57-vjeçarja”, bëri me dije policia për rastin.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se veprimi i dyshuari përbën një rast të qartë të përvetësimit të mallit nëpërmjet mashtrimit, ndërsa hetimet do të zbardhin çdo detaj të ngjarjes.


