Gruaja 49-vjecare në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ofronte marrëdhënie seksuale me pagesë në Durrës

Një 49-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar pas dy ditësh nga policia e Durrësit.
Hetimet zbuluan se A. Hoxha, ndonëse ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i kishte ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari. Së bashku me të ka bashkëpunuar edhe 40-vjeçari R. Lamnica, gjithashtu në masën arrest shtëpie, i cili i mori klientit me dhunë celularin dhe një shumë parash.
Të dy kishin precedentë të mëparshëm: në prill të këtij viti u arrestuan pas një denoncimi se shantazhonin një klient përmes fotove intime, duke i kërkuar më shumë para.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.


