Aksident i rëndë në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit, “Benz”-i përfundon në kanalin me ujë, në mjet babai dhe djali i mitur

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit,

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit.

Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili ishte në prani të djalit të mitur, ka humbur kontrollin e mjetit, duke mos arritur ta mbajë në karrexhatë dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në një kanal me ujë.

Kanë qenë dy djem të zonës të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë dy personat nga makina. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse së bashku me policinë dhe ambulancën, ku këta të fundit kanë transportuar dy personat në spital për të kryer ekzaminimet.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion