Mashtruan klientët duke i marrë 17 mijë euro, arrestohet pronari i agjencisë turistike, procedohet bashkëshortja e tij

Aktualitet

Mashtruan klientët duke i marrë 17 mijë euro, arrestohet pronari

Policia në kryeqytet ka vënë në pranga pronarin e një agjencie turistike, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka përfituar rreth 17 mijë euro përmes mashtrimit të klientëve për rezervimin e biletave.

Pas disa javësh hetime policia arrestoi shtetasin Ardi Gjuzi dhe ndoqi penalisht bashkëshorten e tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17.000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet”, informon policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion