Mashtrimi me 340 mijë euro ndaj familjes Ferracaku, Apeli lë në burg Milena Derajn
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 10:32
Aktualitet

Gjykata e Apelit ka lënë burg Milena Derajn, e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda në vlerën e 540 mijë eurove.
Megjithëse në Gjykatën e Apelit ajo kishte dorëzuar një deklarate noteriale ku e njihte borxhin ndaj familjes Ferracaku, togat e zeza nuk kanë pranuar të caktojnë një masë më të butë sigurie.
Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet dhe për një vepër tjetër penale të mashtrimit me shuma të konsiderueshme.
Ajo dyshohet se i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.


