E fundit/ Gjendet i vdekur në tualetin e burgut i dënuari me burgim të përjetshëm

Aktualitet

E fundit/ Gjendet i vdekur në tualetin e burgut i dënuari me burgim

Njazi Ceka 86-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është gjetur i pajetë, pasi është vetëvarur në tualetin e dhomës së tij në spitalin  e burgjeve.

 

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se Reka ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Prej datës 1 qershor ai ishte shtruar në spitalin e Burgjeve pasi kishte shfaqur probleme kardiake në IEVP FDurrës.

Pas konstatimit të trupit të tij të pajetë, stafi i spitalit ka njoftuar familjen e të ndjerit dhe organet hetimore.

Njoftimi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale.

Nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.

Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit  Njazi Raki Ceka,

Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur  nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.

 

 

ME TE LEXUARAT