40-vjeçari i dehur dhe i droguar përplasi makinën e policisë, del fotoja e shoferit ‘rebel’

Personi që shihni në foto është Mishel Prela. 40-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet se ka bërë manovra të rrezikshme në mjet, që thuhet se drejtonte nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Madje ai akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
“Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore. Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë. Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.
Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.