Manastirliu: Realizohet operacioni i parë në zemër në spitalin "Shefqet Ndroqi"

Aktualitet

Manastirliu: Realizohet operacioni i parë në zemër në

Në spitalin Shefqet Ndroqi është realizuar operacioni i parë në zemër. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se kjo është një nisje e mbarë për funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike.

“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike.

Urime stafit mjekësor prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Marjeta Bilaj, dr. Nereisa Rushiti, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi, prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi”, shkruan ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion