"Mami im, ai të vrau"/ 25-vjeçarja goditet me thikë nga partneri në sy të fëmijës

Aktualitet

"Mami im, ai të vrau"/ 25-vjeçarja goditet me thikë

Një vajzë është gjetur e plagosur me thikë në mes të rrugës në Patra të Greqisë. Protothema shkruan se e reja e cila është dërguar në spital për mjekim.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçare, e cila u godit me thikë nga partneri i saj në sy të fëmijës së tyre.

"Mami im... ai të vrau... Ndihmë", tha fëmija i vogël.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Sakaq mësohet se i dashuri i saj ka qenë i dehur kur e ka qëlluar atë me thikë.

Policia greke është vënë në kërkim të tij ndërsa e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion