Maliq/ Gruaja tenton vetëvrasjen në banesën e saj, zbardhen detajet e para

Aktualitet

Maliq/ Gruaja tenton vetëvrasjen në banesën e saj, zbardhen

Një grua 36-vjeçare nga Maliqi i Korçës ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, e reja me inicialet J.P. është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë shtyrë 36-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.

 

ME TE LEXUARAT