Pa ujë në vapën mbi 40 gradë/ Miliona euro investime , banorët e Bajzës dhe Koplikut mbushin ujë në burime

Aktualitet

Pa ujë në vapën mbi 40 gradë/ Miliona euro investime ,

Në mes të temperaturave që kalojnë 40 gradë, banorët e Malësisë së Madhe vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Në fshatin Bajzë, Zef Gropçaj detyrohet të shkojë në qendër të fshatit për të mbushur ujë në një çezmë publike.

“24 orë jemi ne, jo uji. Sot për herë të parë ka ardhur mirë, nja 2 orë”, shprehet Zef Gropçaj, banor i Bajzës.

Por si Zefi, janë qindra banorë të tjerë në Malësinë e Madhe që përballen me të njëjtën problematikë, nga fshatrat përreth deri në qytetin e Koplikut.

Situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të temperaturave të larta, ndërsa mungesa e ujit nuk ka kursyer as qytetin e Koplikut.

Në 10 vitet e fundit, në Malësinë e Madhe janë kryer investime me vlerë miliona euro në rrjetet e ujësjellësit të Gruemirës, Koplikut dhe Bajzës. Megjithatë, pavarësisht investimeve, banorët thonë se ne shtëpitë e tyre, ende nuk kane furnizim me ujë.

ME TE LEXUARAT