Makina përplasi efektivin duke ecur në Peshkopi, reagon Policia: Shoferi nën efektin e alkoolit

Aktualitet

Makina përplasi efektivin duke ecur në Peshkopi, reagon Policia:

Një aksident ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia, ku drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Nga ngjarja është plagosur një efektiv policie që ndodhej në shërbim, i cili aktualisht po trajtohet në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është  dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion