Makina përplaset me një motor, aksident me një të plagosur rëndë në aksin Lezhë-Shkodër

Aktualitet

Makina përplaset me një motor, aksident me një të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku një makinë është përplasur me një  çiklomotor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në fshatin Gocaj, ku mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin S.V., është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion