Pfizer bën kërkesë për aplikimin e vaksinës anti-Covid tek fëmijët nga 12-15 vjeç

Bota

Pfizer bën kërkesë për aplikimin e vaksinës anti-Covid

Pfizer dhe BioNTech kanë bërë kërkesë për aprovim të aplikimit të vaksinës ndaj koronavirusit tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Kompanitë farmaceutike thanë se kërkesa e tyre ishte bazuar në një studim, ku më shumë se 2000 adoleshentë kishin vërtetuar se vaksina ishte e sigurt dhe efektive.

Fëmijët do të monitorohen për dy vjet të tjerë, për sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të përgatitjes.

Në një postim në Twitter, CEO i Pfizer, Albert Burla njoftoi se kërkesa ishte bërë, duke theksuar nevojën urgjente për të zgjatur licencën e vaksinës për të përfshirë grupmoshat më të reja.

Kujtojmë se dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc për Meksikën këtë javë përfshin doza të prodhuara në fabrikën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe sasi të tjera vaksinash pritet të vazhdojnë të eksportohen në vende të tjera, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten një burim me dijeni mbi këtë çështje.

Kjo është hera e parë që një dërgesë vaksinash, e prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, shkon jashtë Shteteve të Bashkuara pas një kufizimi mbi eksportimin e saj të vendosur nga administrata e ish-presidentit Trump që skadoi në fund të marsit, tha burimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion