Makina përplas kalimtarin në Kavajë! Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit thërret ambulancën

Aktualitet

Makina përplas kalimtarin në Kavajë! Pas aksidentit, drejtuesi i

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Sallbeg. Një automjet tip Ford, me targa AB 016 IN, ka përplasur një kalimtar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka thirrur ambulancën për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarit.

Pak minuta më vonë, ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi personin e aksidentuar në Spitalin e Kavajës për trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vend për të kryer hetimet dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion