Makina përfundon e përmbysur në kanal në Rrogozhinë, plagosen një vajzë dhe një djalë

Aktualitet

Makina përfundon e përmbysur në kanal në Rrogozhinë,

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greth në njësinë administrative të Kryevidhit, ndërsa të plagosur kanë mbetur një djalë dhe një vajzë.

Shkak i këtij aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia e madhe që lëvizte makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal vaditës uji, ndërsa raportohet se ka bërë disa rrotullime par se të përfundonte e përmbysur.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë nxjerrë nga makina dy të rinjtë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë. Ndërsa më pas ka mbërritur policia dhe ambulanca. Dëmtime më të shumta ka pësuar vajza, e cila po merr mjekim në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion