Makina përfshihet nga flakët në Korçë, shpëton drejtuesi

Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në Korçë, shpëton

Një mjet tip “Nissan” u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes në unazën veriore të qytetit të Korçës. Shërbimi zjarrfikës mbërriti në kohë dhe arriti të shuajë flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe rrezikun për të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se zjarri nisi nga pjesa e motorit, dhe dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.

Drejtuesi i mjetit arriti të dalë nga makina pa pësuar lëndime, falë reagimit të shpejtë të shërbimit zjarrfikës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion