E mbytën dhe e hodhën në liqen/ Apeli lë në burg dy autorët që akuzohen për vrasjen e Denis Dobrës

Aktualitet

E mbytën dhe e hodhën në liqen/ Apeli lë në burg dy

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur më 8 korrik. Trupi i të riut u gjet një ditë më pas në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Gjatë seancës, avokatët e dy të dyshuarve, Arber Qehaja, Fred Gjoni dhe Halit Zhuka, zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo, duke kërkuar që arrestimi të cilësohej i paligjshëm dhe lirimi i menjëhershëm i klientëve të tyre. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë, duke lënë në burg të dyshuarit dhe duke caktuar afat për grumbullimin e provave shtesë.

Sipas hetimeve, autorët e kanë ndjekur Denis Dobrën nga qyteti i Burrelit. Gjatë rrugës drejt banesës së tij, ata e kanë sulmuar, dhunuar dhe më pas mbytur me litar. Për të fshehur krimin, automjetin e viktimës dhe trupin e pajetë e hodhën në liqenin e Shkopetit, por tentativi dështoi pasi trupi u gjet në breg.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në përgatitjen dhe kryerjen e krimit.

Gjykata vazhdon hetimet për të siguruar prova të mëtejshme që lidhin të dyshuarit me vrasjen e 23-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion