Magazina e kanabisit në Korçë/ Gjykata jep masat e sigurisë për 4 të arrestuarit

Aktualitet

Magazina e kanabisit në Korçë/ Gjykata jep masat e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 të arrestuarit për magazinën e drogës të zbuluar tre ditë më parë në fshatin Voskop.

Bëhet fjalë Andon Demirshan nga fshati Voskop, Gentian Gurin nga Tirana, Anesti Brudan nga fshati Bulgarec dhe Redion Hamitajn nga Cërriku, të cilët iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Mbi Demirshan rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”. Ndërsa për Gurin akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa Anesti Bruda dhe Redion Hamitaj akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Kujtojmë se në një magazinë në perfieri të fshatit Voskop në pronësi të Andon Demirsha, Policia gjeti 195 kg lëndë narkotike kanabis sativa (bimë në proces tharjeje) dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

ME TE LEXUARAT